Vazhdon lufta mes Paris SG dhe La Ligës spanjolle për Kilian Mbappe. Francezi vendosi që të rinovojë kontratën me gjigantin e Ligue A, duke refuzuar në këtë mënyrë transferimin te Reali i Madridit. Një skenar që shihet si tradhëti nga ana e drejtuesve të futbollit spanjoll, të cilët pas mbledhjes së fakteve kanë vendosur të kërkojnë shfuqizimin e kontratës së tij me PSG-në.
La Liga kërkon gjithashtu anulimin e verifikimit të llogarive të klubit nga Drejtoria Kombëtare e Kontrollit dhe Menaxhimit. Sipas tyre, gjigandi francez nuk respektoi kriteret dhe treguesit e parashikuar nga organet spanjolle të futbollit e UEFA, duke thyer kështu rregullat e lojës sëndershme financiare.
Sipas tyre, PSG ka paraqitur balance të shtrembëruara, buxhete të përkohshme dhe të fryra në mënyrë artificiale. Një mënyrë që duke iu referuar kërkesave të La Ligës ka minuar strukturisht mundësinë e konkurrencës së ndershme të merkatos së lojtarëve të Bashkimit Europian. Ky është vetëm hapi i parë, me drejtuesit e lartë të La Ligës që kanë kërcënuar se çështja do të dërgohet edhe në gjykatat Europiane.
Mbappe kishte rënë dakord për t’u transferuar te Reali i Madridit me parametra zero, por shumat e propozuara si bonuse nga kampionët e Francës e detyruan sulmuesin 23-vjeçar për të vendosur të rinovojë në Kryeqytetin e dashurisë.
Vlera e Mbappe sipas “Transfermarkt” është 160 milionë Euro, teksa gjendet në Parkun e Princave prej vitit 2017. Gjatë eksperiencës së tij te PSG, kampioni i Botës në vitin 2018 ka fituar 4 tituj të Ligue A, tre Kupa Franceze dhe tre Superkupa.