Mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste. Ashtu siç ishte përcaktuar edhe më herët, mbledhja nisi në orën 17:00, ku i pranishëm është Rama bashkë me socialistët e tjerë.
Në këtë mbledhje fokusi do të jetë te zgjedhja e kryetarëve të degëve të PS-së në rrethe. Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje direkte për News24 pohoi se në këtë mbledhje do të vendoset e cilët do të jenë kryetarët e degëve të PS në 61 bashki.
“Pritet që mbledhja të nisë me një raportim nga kryetari dhe drejtuesi i komisionit të posaçëm zgjedhor, Blendi Klosi dhe më pas do të shkohet tek vendimet finale”, tha Gjençaj.
Kujtojmë se sot Rama bëri me dije se interes për të aplikuar për kryetarë dege shprehën 561 kandidatë. Ndërkohë, në shkallë vendi, 33.2% është pjesëmarrja e vajzave dhe grave.