Blogerja Armina Mevlani ka rrëfyer se si do ishte jeta e saj pa Shkëlzen Berishën. Ajo ka treguar se do të kishte studiuar për master jashtë vendit, nëse në jetën e saj s’do kishte hyrë djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo rrëfen se do kishte studiuar për modë ose film, pasi në periudhën kur njohu Shkëlzen Berishën punonte në një revistë mode dhe kjo i ishte kthyer në pasion.

Megjithatë, Armina Mevlani tregon se ndihet me fat që e ka njohur partnerin e saj dhe se ka gjetur balancën mes dashurisë e

“Mendoj që do të kisha studiuar jashtë për master, diçka e lidhur me modën ose filmin, pasi në atë periudhë punoja në një revistë mode dhe më ishte kthyer në pasion.

Planet e mia ishin Londër ose Milano sepse gjatë kohës së Miss World pata edhe oferta te punoja në këto vende për fotomodele, por nuk ishte ajo gjë që doja të bëja në jetë. Ndihem shumë me fat që e kam njohur dhe sërish punoj në modë dhe tv. Nuk ka gjë më të bukur se sa kur gjen balancë mes dashurisë dhe karrierës. Tani masteri mbeti në plan të dytë për mode, por do e bëj së shpejti”, tha ajo gjatë një mini-interviste virtuale me ndjekësit në Instagram.

Pyetjes nëse është gjithmonë e qetë, ajo iu përgjigj: “Po, shumicën e kohës jam shumë e qetë dhe e dashur, ka raste që nervozohem por ndodh shumë rrallë.”