Rreth 48 emigrantë janë shpëtuar këtë të shtunë në brigjet e Baie de Somme, pasi rrezikoheshin të mbyteshin për shkak të një defekti në motorin e gomones me të cilin po lëviznin.

Qëllimi i emigrantëve ishte të arrinin në Angli. Në varkë ndodhesh kryesisht shqiptarë, mes tyre kishte pesë gra dhe tre fëmijë.

Ekipet e shpëtimit në det i riatdhesuan emigrantët në portin e Le Tréport në orën 10:00. “ SDIS 76, i shoqëruar nga SMUR (strukturat e lëvizshme të urgjencës dhe reanimacionit), që u kujdesën edhe për një vizitë të shpejtë mjekësore”, shkruajnë mediat e huaja.