Kryeministri Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencial, të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë në sektorë me rëndësi.

Gjatë fjalës së tij me përfaqësuesit e biznesit Rama vuri në duke problemin me perceptimin që ekziston në bote për vendin tonë.

Ai tha se ky problem duhet zgjidhur, pasi ka akoma njerëz që e mendojnë Shqipërinë si një vend jo të sigurt dhe të pa zhvilluar.

Rama përmendi historinë me një person VIP nga Holanda, i cili nuk donte të vinte në Tiranë, sepse ndihej i pasigurt.

“Një holandez VIP që erdhi në Tiranë, nuk do e përmend se kush është. Dhe mora një mesazh nga Drejtori i zonës VIP nga aeroporti. Të lutem më merr urgjentisht. Tash mos ka një zjarr apo bombë, apo zjarr katastrofik. Se pse më duhej që të merrja urgjent aeroportin. Ajo më thotë se jemi në një situatë unike. Kemi një VIP me dhjetra njerëz që nuk duan të hyjnë në Tiranë. Ka ardhur por nuk do që të vij aty. Po nuk do të vij se nuk ndihet i sigurtë. Po kërkon automjete të blinduara dhe mjete të armatosura. Më pas më thotë se kush ishte ky person. I thash se mund të marrë gardën e Republikës. Ai kërkonte armë të rënda. Psa 45 minutash mora një mesazh që personi në fjalë kishte mbërritur. Ai erdhi dhe më thotë ju detyrohem një ndjesë të thellë, sepse jam njeri që udhëtoj por nuk më ka ndodhur kurrë që të bie në një grackë kaq të madhe me atë që prisja dhe atë që gjeta”, tha Rama.