Aktori Gent Zenelaj në një rrëfim për jetën e tij ka deklaruar se ai ka menduar të hyjë në fushën e politikës, ndërsa ka zbuluar edhe detaje nga shoqëria civile.
Sipas tij, ka persona që shtiren si përfaqësues të shoqërisë civile dhe marrin nga 6 rroga. Sipas tij, këta janë më të rrezikshmit. Duke folur për News 24, Zenelaj mendon se sistemi mund të ndryshohet vetëm nga brenda dhe për këtë arsye ai mendon t’i futet politikës, edhe pse thotë se ka shumë rrezik që të çorientohesh.
“Një miku im politikan më tha nuk ndryshohet sistemi po nuk u fute brenda sistemit. Problemi më i madh është se politika ka shumë para brenda dhe tendenca që ta ç’orientosh busullën e ndërgjegjes tënde është shumë e fortë, fillojnë tenderat apo postet.
Ka sot njerëz të padukshëm që marrin 6 rroga dhe ne nuk e dimë. Janë njerëz që për fatin tonë të keq hiqen sikur janë pjesë e shoqërisë civile, ata janë më të rrezikshmit. E mendoj çdo ditë të jem pjesë e politikës, nuk e di nëse jam i duhuri se nuk e përcaktoj unë e përcakton populli apo elektorati. Unë kam vendosur të jem i sinqertë dhe i vërtetë aq sa mundem”, deklaroi Zenelaj.