Këshilli i Europës ka zgjatur edhe me dy vjet mandatin e Miroslav Lajçak. Abcnews.al mëson se Lajçak do të ketë deri në 31 gusht 2024 detyrën si i dërguar i Bashkimit Europian për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak u emërua në këtë detyrë në prill të vitit 2020, ndërkohë që gjatë javëve të fundit zhvilloi disa vizita në Kosovë dhe Serbi me qëllim përshpejtimin e dialogut dhe implementimin e marrëveshjeve duke menduar se po i mbaronte mandati.