Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se mezi pret që pas përfundimit të mandatit të ripërtërihet disa ditë në Prevallë.
Ai u shpreh se një ditë shpreson të bëjë vullnetar vullnetar guidën e Prevallës e Brezovicës.
“Pas kësaj vizite dhe punëve të tjera që nis në Shqipëri, mezi pres disa ditë të ripërtërihem dhe në Prevallë.
Shpresoj që një ditë, por kjo do të jetë e largët, të bëj vullnetar guidën e Prevallës e Brezovicës. Atë punë di ta bëj shumë mirë. Për këtë janë dëshmitarë dhe përfaqësues të Forcave të Sigurisë së Kosovës”, tha Meta.