Steven Bergwijn është larguar tel Ajax për 26 milionë sterlina, ndërsa Cameron Carter-Vickers u shit te Celtic dhe Jack Clarke te Sunderland. Ka ende shumë lojtarë të tepërt te Tottenham dhe drejtori i përgjithshëm Fabio Paratici ka shkuar në Milano për të diskutuar një sërë marrëveshjesh.
Sipas Di Marzio-s, Paratici ka folur për katër lojtarë të Spurs me homologët e tij të Milan-it. Kampionët e Serisë A interesohen prej disa kohësh për Japhet Tanganga.
Qendërmbrojtësi i dalë nga akademia e Spurs kaloi një sezon të vështirë, por mund të rigjallërojë karrierën e tij të re duke u transferuar në Itali. Milan-i mund të kërkojë ta huazojë Tanganga, me marrëveshjen që ka të ngjarë të përfshijë një opsion për ta blerë 23-vjeçarin.
Milanezët kanë folur edhe për Tanguy Ndombele. Ndryshe nga Tanganga, Ndombele nuk udhëtoi me Spurs në turneun e tyre parasezonal në Korenë e Jugut, pasi është lënë jashtë nga Antonio Conte. Ndeshja e fundit e francezit për Spurs ka qenë në fitoren e tyre 3-1 në FA Cup ndaj Morecambe në janar, gjatë së cilës ai u fërshëllye në momentin kur u zëvendësua. Ndombele, 25 vjeç, u huazua më pas te Lyon për pjesën e mbetur të sezonit të kaluar, megjithëse ata vendosën të mos ushtrojnë opsionin e tyre për ta blerë përfundimisht.
Një tjetër lojtar i lënë jashtë turneut ishte mbrojtësi i krahut Sergio Reguilon. Spanjolli luajti rregullisht sezonin e kaluar, por duket se konsiderohet i tepërt pas marrjes së Ivan Perisic këtë verë nga Inter-i. Reguilon, 25 vjeç, ka zgjuar interesin e shumë skuadrave, mes të cilave janë edhe Barcelona me Sevilla-n. Megjithatë, ai mund të zgjedhë të kërkojë një transferim në Milano, pasi është diskutuar me italianët nga Paratici.
Lojtari i katërt i përmendur në takimet mes dy klubeve këtë javë ishte Pape Matar Sarr. Mesfushori 19-vjeçar i Spurs u bashkua me skuadrën këtë verë pasi kaloi vitin e kaluar si huazim te Metz. Sarr i bëri përshtypje të mirë Antonio Conte-s në udhëtimin e Tottenhamit në Kore, por mund të huazohet përsëri për të fituar më shumë përvojë – me Yves Bissouma, Rodrigo Bentancur, Oliver Skipp dhe Pierre-Emile Hojbjerg përpara tij në hierarkitë e trajnerit. Ai fitoi mbrëmjen e së enjtesçmimin si Lojtari i Ri i Vitit në Konfederatën e Çmimeve të Futbollit Afrikan.