Pas pritjes për gati 6 vite, janë hapur sot zyrtarisht negociatat e Shqipërisë me BE.

Ky fakt u bë i ditur nga Jan Lipavský, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský në fund të Konferencës Ndërqeveritare që po mbahet sot në Bruksel.

Fjala e tij se ‘tashmë hapen zyrtarisht negociatat e Shqipërisë me BE’, u mirëprit në të gjithë sallën, ku të pranishmit duartrokitën.