Ilir Meta i dorëzoi pasditen e sotme detyrën e Presidentit, Bajram Begajt, me një ceremoni soleme para godinës së presidencës ku ishin të ftuar rreth 400 persona.

Por pati një moment që kaloi pa vëmendjen e duhur. Gjatë momentit të largimit pasi i kishte dorëzuar detyrën pasardhësit të tij, Meta ndaloi për disa sekonda ku bëri simbolin e shqiponjës, simbol që e ka karakterizuar presidentin e shtatë të Republikës së Shqipërisë gjatë mandatit të tij.