Mbi 8000 studentë shqiptarë kanë përfituar nga programi Erasmus+, program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit.
Ky vit shënon 35 vjetorin e këtij programi të suksesshëm shkëmbimi për të rinj dhe akademikë.
Delegacioni i BE-së në Tiranë, shprehet në një postim në rrjete sociale se për ta shenjuar këtë përvjetor, një monedhë e re 2€ do jetë në qarkullim duke filluar nga kjo javë.
“Monedha krejt e re kombinon dy elementë të rëndësishëm të programit Erasmus+: vetë Erasmus si frymëzim origjinal intelektual dhe një alegori e ndikimit të tij në të gjithë Evropën. Së shpejti do të keni në portofolin tuaj një pjesë të historisë evropiane”, thekson Delegacioni i BE-së.