Moderatorja Dalina Buzi së fundmi gjatë një bisede me ndjekësit ka ndarë me ta një nga eksperiencat më të tmerrshme që ka përjetuar ndonjëherë.

Gazetarja shpjegon se teksa po ktheheshin nga udhëtimi i tyre i parë si çift, ajo dhe bashkëshorti i saj u përballën me situatën e frikshme në avionin e Antalias, të cilën ajo nuk do ta harrojë kurrë.

Gjatë rrëfimit të situatës ajo tregon se cili ishte shpëtimi i saj në ato momente tmerri.

“Kur ka marrë flakë një nga motorrët e avionit Antalia në 2008, po ktheheshim nga Parisi (udhëtimi i parë i yni si çift i sapolidhur). Sapo mbaruam ngjitjen ndodhi kjo që shihni në foto dhe shumë ulërima brenda në avion. Unë nuk e kujtoj si ngjarje terrorizuese në fakt, sepse në ato momente një vajzë e vogël e bukur yll rreth 5-6 vjeç argjentinase m’u afrua dhe donte të luante me mua. Ajo nuk ishte fare koshiente për ç’ka ndodhte dhe për njerëzit që qanin e stjuardesat që vraponin të trembura pa na dhënë shpjegim dhe më fliste mua me gjithë qejf në portugalisht. Unë u futa në botën e saj se m’u duk më e arsyeshme në atë moment dhe shpëtova trutë. Besojeni apo jo isha njeriu më i qetë në atë skenë”, rrëfen Dalina.