Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh po ndan në rrjetet sociale emrat e këngëtarëve që do të marrin pjesë në koncertin e paralajmëruar që do të mbahet në sheshin Skënderbej në 28 korrik.
“Bashkë në #28Korrik, me super koncertin në #sheshinSkenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas”, shkruan Rama.
Por sot, mes komentuesve, ka spikatur komenti që ka lënë në faqen e kryeministrit Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane.
Ai e pyet Ramën me ironi: “Lulin do e marrësh me këndu himnin?”.