Imazhet e fundit satelitore nga NASA tregojnë humbjen dramatike të ujit që ka ndodhur gjatë 22 viteve të fundit në Liqenin Mead të goditur nga thatësira, rezervuari më i madh i vendit dhe një mjet shpëtimi për Kaliforninë, shtetet fqinje dhe Meksikën.
Imazhet tregojnë se si një breg uji i thellë blu që gjarpëron nëpër shkretëtirën e Nevadës në gusht 2000 është tërhequr dhe ngushtuar në mënyrë drastike mes peizazhit të tharë deri në korrik të këtij viti. Liqeni Mead dhe pjesa më e madhe e pellgut të lumit Kolorado janë në mes të një thatësire 22-vjeçare.
Nivelet e ujit në Liqenin Mead, i formuar nga Diga Hoover, janë në nivelet më të ulëta që nga viti 1937, kur rezervuari ishte ende duke u mbushur. Që nga 18 korriku, liqeni kishte një kapacitet prej 27%, sipas Byrosë së Rindërtimit të SHBA-së.
Liqeni Mead u shërben rreth 25 milionë banorëve në Perëndim, duke përfshirë Kaliforninë, Arizonën, Nevadën, tokat fisnore dhe Meksikën veriore. Përafërsisht 74% e nëntë shteteve perëndimore janë duke përjetuar një formë thatësire, ndërsa 35% po përballen me një thatësirë ekstreme, sipas Monitorimit të Thatësirës në SHBA.
Gjatë muajve të fundit, vija bregdetare e liqenit ka zbuluar varka të fundosura dhe mbetje njerëzore, duke përfshirë një viktimë të mundshme të krimeve të vrasjejeve.
Nivelet e ujit në Liqenin Mead kanë rënë me shpejtësi nga 367 metra në qershor 2020 në 318 metra në qershor 2022, sipas të dhënave federale. Hera e fundit që rezervuari iu afrua kapacitetit të plotë ishte në verën e vitit 1983 dhe 1999, afro 372 metra.//a.i/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.