Tirana do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Dudelange-t më datë 12 korrik.
Pas humbjes në Luksemburg, bardheblutë do të kërkojnë të japin gjithçka për të siguruar kualifikimin në turin e dytë të Champions League-s të martën e ardhshme.
UEFA ka përcaktuar trupën e arbitrave që do të ndajnë drejtësinë në “Air Albania”.
Gjyqtari kryesor do të jetë Cesar Soto Grado. Spanjolli që arbitron në La Liga do të ndihmohet nga dy asistentët Iker De Fransisco dhe Carlos Alvares Fernandez. Gjyqtar i katërt për takimin Tirana-Dudelange do të jetë Isidro Diaz de Mera Escuderos.
Gjithashtu, klubi nardheblutë kanë nxjerrë në shitje biletat e këtij dueli, të cilat gjenden online dhe në biletarinë pranë “Selman Stërmasit”.
Nga 3000 lekë deri në 500 lekë pas porte variojnë çmimet.
Tribuna VIP kushton më shumë, me tifozët që do kenë disa sektorë.