Partizani mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë në turin e parë në Conference League, duke mposhtur Saburtalon minimalisht, për tu afruar edhe më shumë me kualifikimin.

Megjithatë të kuqtë kanë edhe ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, ku skuadra e drejtuar nga Mehmeti do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve.

Sfida do të luhet të enjten e 14 korrikut, në orën 20:00. Klubi i Partizanit, ka zbuluar edhe çmimet e biletave ditën e sotme.

Njoftimi i klubit:

Ju njoftomë se për këtë takim, çmimet e biletave në tribunat e “Air Albania Stadium” do te jenë:

TRIBUNA VIP – W104 kushtojnë 3 000 Lekë (të reja)