Kryetari i Bashkisë së Lezhë, Pjerin Ndreu deklaroi sot se turizmi dhe bujqësia janë dy shtyllat kryesore të zhvillimit në Lezhë.

 

“Kemi investuar në sektorin e turizmit, për menaxhimin e mbetjeve në territor, pastrimin e bregdetit dhe rikualifikimin e zonë së Kunës, etj. Të gjitha këto, në funksion të përmirësimit të shërbimit për qytetarët. Po ashtu, kemi kryer investimr në bujqësi. Vetëm me fondet e bashkisë, kemi hapur 360 km kanale kulluese dhe vaditëse”, deklaroi Ndreu.

 

Ndreu po ashtu bëri të ditur se borxhet e bashkisë janë përgjysmuar, ndërsa sipas tij, 1,8 miliardë lekë janë borxhe problematike të padokumentuara të para 2015-ës.

 

Ai theksoi se një ndër vështirësitë për zhvillimin e qytetit ishte mungesa e projekteve.