Ndryshime në Policinë e Shtetit, me sa duket pas ngjarjeve të fundit kriminale. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur disa ndryshime në Policinë e Shtetit.

Mësohet se Nano ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë kriminale, Tonin Vocaj. Vocaj është zëvendësuar nga Neritan Nallbati, që ishte drejtues i policisë së Durrësit.

Ndërkohë Vocaj është emëruar zëvendës drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vend të Albert Dervishajt.