Jugu i Europës po i ndjen të përforëcuara nga ndryshimet klimatike pasojat e valëve më ekstreme të të nxehtit dhe thatësirave më të gjata.

Tani e vendeve të BE-së, qeveritë nga Portugalia në Itali po detyrohen t`u bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë sa më shumë të munden përdorimin e ujit. Por në disa vende kjo nuk mjafton .Ndërsa konsumi privat i ujit në BE përbën vetëm 9% të përdorimit të përgjithshëm, rreth 60% e absorbohet nga bujqësia.
Thatësirat janë një gjë. Tjetra është sesa ujë arrijmë të nxjerrim nga sistemi. Vera dhe dimrat më të thatë europianë do të bëhen më të shpeshtë. në mbarë Europën, nivelet e ujit janë ulur ndjeshëm.
Ekspertët flasin për një deficit reshjesh pothuajse në të 11 rajonet europiane të studiuara prej tyre. Situata është ndoshta më dramatike në Italinë veriore, ku rajoni po kalon thatësirën më ekstreme që nga vitet 1950. Më shumë se 100 qyteteve u është kërkuar të kufizojnë sa më shumë konsumin e ujit. Të hënën, qeveria italiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone të vendit deri në fund të vitit. Ajo planifikon të sigurojë 36 milionë euro në periudhën afatshkurtër për të luftuar krizën e ujit.
Autoritetet në rajonet veriperëndimore rreth lumit Sesia ka urdhëruar që pemët frutore dhe plepat të mos vaditen më. Edhe Portugalia po përgatitet për një dimër shumë të thatë këtë vit. Në fillimin e 2022-shit, mungesa e reshjeve dhe nivelet e ulëta të ujit në diga e shtynë ekzekutivin të kufizonte përdorimin e hidrocentraleve në dy orë në javë. Qëllimi është garantimi i furnizimit me ujë të pijshëm për 10 milionë banorët e Portugalisë për të paktën dy vjet. Në Spanjë, moti është tashmë jashtëzakonisht i thatë e dy të tretat e sipërfaqes totale të tokës janë në rrezik dezertifikimi . Tokat dikur pjellore po kthehen gjithnjë e më shumë në hapësira më rërë, pas dimrit të dytë më të thatë që nga viti 1961, sipas zyrës spanjolle të metereologjisë.