Shtetit Ligjor do të jetë kapitulli i parë dhe i fundit që do të për Shqipërinë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ka qenë Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilët janë ndalur tek reforma në drejtësi si aspekt kyç i negociatave. Hetimi i gjyqtarëve të shkarkuar nga procesi i vettingut, do të hetohet plotësisht për korrupsion, sepse kjo është një kërkesë e Bashkimit Evropian. Kështu ka thënë kryeministri Rama mbi kërkesat e BE-së, të cilat i ka emërtuar si “të natyrshme”.

“Shqiptarët e kanë mbështetur masivisht reformën në drejtësi. Përmes vetingut, më pas, është parashikuar të shkohet edhe në ndëshkime”, tha Rama.