Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka dhunuar një grua. Ngjarja ndodhi në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S. M., i dënuar më herët për vrasje.

NJOFTIMI I POLICISE

Ngacmoi seksualisht dhe dhunoi një shtetase, kapet dhe vihet në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3., 39-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në sheshin “Skënderbej”, një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një shtetase dhe e kishte goditur atë me grushte, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Brenda pak minutave, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 39 vjeç, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 11.07.2022, në sheshin “Skënderbej”, ka goditur me grushte shtetasin A. D. dhe më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.