Nikoll Lesi shkruan sot se Sali Berisha do të kandidojë Ilir Metën për kryeministër në zgjedhjet e 2025, pasi vetë është plak dhe nuk dihet si shkojnë gjërat deri atëherë.
“Ajo që u tha nga media se Ilir Meta do të kandidojë për kryebashkiak në Tiranë në zgjedhjet e vitit 2023, nuk rezultoi kështu.
Burime të besuara thanë se Ilir Meta do të pjesë e Frontit të madh opozitar kundër kryeministrit Rama.
Më 24 korrik Meta do të lërë presidencën dhe do të zbresë në Bulevard, atje ku mendohet se dyshja Berisha-Meta do të krijojnë një “Sri Lanka” shqiptare sipas Edi Palokës.
Erion Veliaj e ftoi publikisht Metën të vijë në duel për Bashkinë. Nga ana e tij Meta nuk iu përgjigj.
Burime të besuara treguan sot Meta do të jetë kandidat për kryeministër në emër të opozitës për zgjedhjet e vitit 2025”, shkruan Nikoll Lesi, që prej javësh shkruante se në fakt, Ilir Meta do të kandidonte për Bashkinë e Tiranës.
Me sa duket Lesi ka ndërruar mëndje tani.