Kryeministri Edi Rama ka thënë se me nisjen e punës për parkut fotovoltaik të Karavastasë, merr fund tensioni i Erion Braçes, të cilin e vlerëson për ndhmën që ka dhënë. Ndërkohë do të vijojnë investimet për një tjetër park në zonën e Spitallës.

“…Jemi këtu sot pas një pune të gjatë përgatitore për të hyrë në fazën përfundimtare, atë të ndërtimit të parkut më të madh me energji diellore në rajonin e Ballkanit. Për rastësi, dje kam qenë së bashku me presidentin e Francës në Madrit, dhe folëm për angazhimin e Voltalias në Shqipëri edhe për vijimin e investimeve me parkun tjetër fotovoltaik që është në fazën përgatitore.

Këtu mbaron edhe i gjithë tensioni i Erion Braçes për realizimin e kësaj vepre. Meriton respekt për këmbënguljen që ka treguar për ta lehtësuar këtë proces. Edhe pse ka bërë detyrë, Belinda meriton një falënderim të posaçëm sepse procesi ka qenë sfidues por edhe një histori e bukur suksesi. Duke nisur që nga çmimi, i paimagjinueshëm në atë moment…bëhet përtej çdo force të imagjinatës sot kur situata është tjetër. E çmojmë gatishmërinë e kompanisë për të vazhduar edhe pse në një situatë kaq sfiduese. Konjuktura, ndërkohë që çmimi i energjisë për Evropën e botën bëhet gjithnjë e më problem, Shqipëria mbetet i vetmi vend që s’e ka prekur dhe s’do ta prekë çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesit të vogël. Norma e inflacionit, problemi kryesor i të gjitha qeverive, në Shqipëri më e ulëta në rajon…Dua që askush të mos e harrojë se ka dy të dhëna të rëndësishme për të kuptuar situatën në të cilën ndodhemi. E para energjia…”