Nga Anglia raportojnë se Ronaldo dhe agjenti i tij këmbëngulin për largimin pavarësisht se Manchester United kërkon që portugezi të qëndrojë. Sipas ‘The Sun’ fituesi i 5 herë ‘Topit të Artë’ i ka kërkuar United ti vendosë një vlerë kartonit të tij, pasi është një klub i interesuar që kërkon ta blejë.

Ronaldo kërkon të largohet nga ‘djajtë’ pasi sezonin e ri nuk janë në Champions League dhe kjo është e papranueshme për qëllimet e portugezit.