Nga Alban Daci/

Figura e Skënderbeut është komplekse e lartësuar mes mitit, legjendës dhe reales! Megjithatë, Skënderbeu ka edhe një dimension tjetër që ndoshta nuk i është kushtuar vëmendja e duhur! Historia e parë dhe më e plotë mbi të është shkruar nga Marin Barleti, i cili jo vetëm ishte bashkëkohës, por edhe një prift françeskan! Ai kishte studiuar latinisht të cilën e njihte mirë e po ashtu njihte mirë edhe historinë e krishtërimit dhe po ashtu atë biblitike!

Prandaj, ai në veprën e tij të dedikuar figurës së Skënderbeut, ka bërë atë që mund të konsiderohet shkrimi i kapitullt të Ungjillit dedikuar popullit shqiptar! Pra, edhe pse shqiptarët në një popull shumë antik, për arsye akoma të pa shpjeguara ata nuk ishin permendur në asnjë kapitull të Bibles edhe pse si popull ata kishin jetuar e kishin qenë protagonistë në Mesdhe në kohën e ngjarjeve të mëdha të përshkruar edhe në Bibël!

Situata dhe kushtet e shqiptarëve në kohën kur Skënderbeu ishte në Oborrin e Sulltanit ishin të ngjashme me kushtet që po kalonte populli hebre nën sundimin e faraonit! Ashtu siç Profeti Musai jetonte pranë Faraonit e thuajse në marrëdhënie vëllazërore ashtu Skënderbeu jetonte pranë Sulltanit në kushtet e birësimit, të dy ishin te vetëdijshëm se popujt e tyre jetonin në kushte të vështira dhe të shtypura! Siç mori misionin e tij Musai për të shpëtuar popullin e tij dhe për t’i rikthyer në vendlindje që konsideronin tokë të premtuar, të njëjtin mision mori mbi supe edhe Skënderbeu kur e pa se tokat e trashëgimisë të babait të tij Sulltani ja dha në mënyrë të pabesë dikujt tjetër që s’kishte asnjë lidhje gjaku me Gjonin! Por, Barleti krijoi mite dhe ju referua miteve për të lartësuar figurën e Skënderbeut ashtu siç Bibla ju referohet mrekullive në lidhje me historinë e profetëve!

Kështu, moment krucial është kur Barleti përshkruan ëndrrën e nënës së Skënderbeu e cila kur ishte shtatzënë me këtë të fundit shikon një ëndërr se ajo të lindte një dragua të fuqishëm! Rastësia apo cilësitë e Skënderbeut bënë që ai të ishte më shumë se një luftëtar, por një profet për lirinë e popullit shqiptar ose në mënyrë simbolike të lirisë të çdo populli të shtypur! Kështu edhe emri i tij i vënë nga Sulltani Inskander që do të thotë Aleksandër për nder të Aleksandrit të madh, që sipas gjasave ai ishte një shqiptar, përsëri një vazhdimësi e gjenezës së Shqiptarëve. Po ashtu edhe përkrenarja dhe shqiponja si simbole të zgjedhura nga Skënderbeu ishin një vazhdimësi e miteve të historisë së shqiptarëve, por besoj se Shqiponja ishte edhe një simbolikë tjetër që ka te bëj edhe me modelin e pushtetin e Xhulio Xhezarit, perandorit romak që shqiponjën e kishte simbolikë në çdo betejë apo formacion ushtarak!

Vepra dhe historia e Skënderbeut është pa dyshim një ndër historitë më te veçanta dhe po ashtu edhe më interesante, te paktën në historinë evropiane! Pa dyshim, misioni i tij ishte edhe një mision profetar në lirinë e shpëtimit të popullit shqiptar duke e kthyer territorin e tyre një tokë të premtuar, por ai ishte edhe një udhëheqës dhe një strateg me përmasa përtej cilëve normale njerëzore dhe kjo e bën këtë figurë kaq të veçantë dhe të papërsëritshme! Po ashtu, Skënderbeu ka edhe dimensione të tjera që shumë pak janë trajtuar që kanë të bëjnë me faktin nëse Skënderbeu ishte pjesë edhe organizatave të tjera të fuqishme sekrete të kohës që kishin të bënin me templarët apo të tjera të ngjashme!