Pas daljes nga shtëpia e ‘BBV’, Fifi ka qenë shumë në epiqendër të vëmendjes për lidhjen e saj me Adis Patushin ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë.
Sot partneri i saj i zemrës, Adisi, feston ditëlindjen dhe urimi plot dashuri i Fifit për të në rrjete sociale nuk mund të mungonte. Këngëtarja ka postuar një video teksa i këndon Adisit këngën “Gëzuar Ditëlindjen” dhe shkruan një urim shumë special për të dashurin e saj të zemrës.
“Adisin, Fifi e do shumë. Gëzuar Ninxha im , gëzuar o më i bukuri i botës. Më gjete dashuri dhe do të të ruaj gjithë jetën dhe nëse e kemi gjithë botën kundër.”
Lidhur me këtë histori, bukuroshja ka pasur shumë kritika në rrjet ku më i fundit ishte dhe debati online që bëri një bujë shumë të madhe me gazetaren Zhaklinë Lekatari. E teksa duket se ofendimet nga ndjekësit janë bërë modë, këngëtarja ka zgjedhur të reagojë me anë të disa Instastory-ve ku ka publikuar me emër dhe mbiemër të gjithë ata që kanë përdorur fjalë fyese kundrejt saj. Por ajo u ka dhënë përgjigje se edhe sikur gjithë botën të ketë kundër, do jetë i dashuri i saj.