Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se pritet që të rriten vdekjet nga Covid në Evropë. OBSH thekson megjithatë se komplikimet serioze mbeten të rralla. Dy vdekje të lidhura me linë e majmunëve janë raportuar që nga e premtja në Spanjë dhe një tjetër në Brazil, megjithëse nuk dihet nëse virusi është në të vërtetë shkaku i këtyre vdekjeve.
Këto tre raste e çojnë në tetë numrin e vdekjeve të regjistruara në mbarë botën që nga maji, pesë të parat në Afrikë, ku sëmundja është endemike dhe u identifikua për herë të parë te njerëzit në vitin 1970.
“Duke pasur parasysh përhapjen e vazhdueshme të lisë së majmunëve në Evropë, ne presim më shumë vdekje,” tha në një deklaratë Catherine Smallëood, menaxherja e urgjencës në OBSH për Evropën.
Aktualisht, OBSH thekson se nuk ka vaksina për të gjithë dhe për këtë arsye rekomandon që t’u jepet përparësi atyre që janë më të rrezikuar, pacientëve dhe atyre që kujdesen për ta ose atyre që bëjnë kërkime.