Lija e majmunëve është shpallur emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Klasifikimi “emergjencë globale” është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH dhe vjen si pasojë e rritjes të rasteve në mbarë botën.
Vendimi u mor në fund të takimit të dytë të komitetit të urgjencës të OBSH-së për virusin.
Më shumë se 16,000 raste janë raportuar tani nga 75 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore – pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin.