Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ish-deputetja, Rudina Hajdari deklaroi se Lulzim basha nuk duhet të rikthehet në krye të kësaj force politike.
Në një intervistë për “Euronews Albania, Hajdari u shpreh se kushdo që e mendon diçka të tillë, gabohet.
Në lidhje me rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD-së, Hajdari nënvizoi se ai ka treguar që di të fitojë.
“Zoti Basha nuk duhet të rikthehet më në Partinë Demorkatike si lider i saj. Ky është mendimi im, asi është deputet, ai mund të japë kontributin e tij. Por kushdo që mendon se zoti Basha mund të ketë një rikthim, mendoj që është totalisht i gabuar, sepse ka dështuar. Zot Berisha ka qenë dy herë kryeministër, ka qenë dy here president, ka treguar që di të fitojë pushtet”, theksoi ajo.
Protestën e organizuar nga opozita ditën e djeshme, Hajdari e konsideroi shembullore dhe paqësore dhe si një test që u kalua nga Partia Demokratike.