Ish-presidenti Ilir Meta ka folur sot ka dalë sot për herë të parë si kryetar i Partisë së Lirisë.

Duke folur përpara gazetarëve, Meta shprehu rezerva dhe për disa vendime të lidershipit të partisë së tij të vjetër, Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

“Të vetmet vendime që gjej të papranueshme nga ana e ish-lidershipit të LSI është djegia e mandateve dhe çështja e zgjedhjeve vendore. Djegia e mandateve nuk ishte ide e LSI-së, por nuk kam qenë dakord. Nuk ishte parti aventurierësh.“- deklaroi ai.