Ish-ushtaraku Bajram Begaj vjen pasditen e kësaj të diele në krye të shtetit, ndërsa 400 të ftuar që do të jenë të pranishëm në ceremoninë e marrjes së detyrës, po mbërrijnë në Kuvend.
Ish-ushtaraku Bajram Begaj ka mbërritur në presidencë bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët.
Deri më tani janë parë diplomatët si Yuri Kim, Peter Zingrav, ambasadori belg, zëvëndës ambasadori amerikan, etj.
Në Kuvend kanë mbërritur edhe politikanët, kryesisht ata socialist dhe kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla.