Ministria e Financës dhe Ekonomisë ka bërë një njoftim për të rikujtuar bizneset mbi afatin e depozitimit të pasqyrave financiare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Delina Ibrahimaj njofton se afati vendosur më parë për këtë procedurë do të shtyhet për aq ditë sa portali qeveritar e-Albania nuk ka qenë në funksion, konkretisht 4 ditë.
e-Albania qëndroi e mbyllur për disa ditë me rradhë për shkak të sulmit të paprecedent kibernetik nga agresorë prej jashtë vendit.
“Njoftim për bizneset mbi afatin e depozitimit të pasqyrave finaciare.
Ministria e Financave dhe Ekonimisë njofton se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.
Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania.
Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar.”– shkruan Ministrja.