Në Komisionin për Veprimtarisë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin u diskutua “Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.
Gjatë fjalës së tij, Taulant Balla theksoi se sot në Europë aksidentet rrugore me të rinj janë 25 %. Po ashtu ai shtoi se Komisioni Europian ka filluar procedurat për një direktivë të re për vendosjen e kufizimeve,
Gjithashtu ai theksoi se ndryshimet në vend janë të domosdoshme dhe kufizimi i shpejtësisë në tre vitet e para të patentës për shoferët e rij ul numrin e aksidenteve
“Mendoj që ndryshime që kanë të bëjnë me kufizime të shpejtësisë të patentuarit për herë të parë janë kufizime që i referohen modelit italian. Besoj që në tre vitet e para duhet të ketë një kufizim të shpejtësisë me qëllim uljen e aksidenteve. Një gjë tjetër me rëndësi është se çdo ditë po ulet numri i specialistëve dhe mendoj që spostimi nga 65 në 70 vjeç është i domosdoshëm. Kjo nuk është iniciativë politike, dhe do të kërkoja ndërgjegjësim e deputetëve që këtë ta kalonim brenda korrikut me qëllim që t’i vijmë në ndihmë të gjithë qytetarëve”, tha Balla.