Sali Berisha, në një moment gjatë protestës së djeshme, rrëmbeu flamurin kombëtar dhe duke e mbajtur atë në dorë, u betua për Shqipërinë.

I shpallur non grata për korrupsion dhe shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri dhe i mbështetur nga një tufë të çmendur, Sali Berisha tashmë prej kohësh po luan kartën e patriotit, duke deklaruar shpesh herë se e shpallën non grata ngaqë ishte kundër ndarjes së Kosovës.

Ai, njeriu që furnizonte me naftë Milosheviçin kur vriste shqiptarët e Kosovës, tani bën patriotin.

Njeriu që e shkatërroi dhe vodhi këtë vend, që vrau mijëra njerëz në 97-n, tani rrëmben flamurin, për të na kujtuar edhe njëherë, se patriotizmi është streha e fundit e maskarenjve.