Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar fotografimin aktual të hartës së territorit të Shqipërisë, bërë nga sistemi i NASA-s FIRMS.
Në këtë fotografik, shihet se në vendin tonë janë aktive vetëm dy vatra zjarri, që sipas ministrit vijon puna në terren për fikjen përfundimtare të tyre.
Postimi i Peleshit në Facebook: Ky është fotografimi aktual i hartës së territorit të Shqiperisë, bërë nga sistemi i NASA-s FIRMS, ku me ngjyrë të verdhë janë të gjitha vatrat e zjarrit të shuara gjatë 7 ditëve të fundit. Mbeten aktive vetëm dy vatra që janë me ngjyrë të kuqe në hartë. Vijon puna në terren për fikjen përfundimtare të tyre.