Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit me akuzën e mashtrimit. Në pranga ka rënë Amarildo Alcani, banues në Tërbuf, Divjakë.
Ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip “Volkswagen”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.