Kukësi është zhvendosur në Turqi për të kryer atje fazën përgatitore. Gjatë kësaj periudhe, verilindorët do të luajnë 3 sfida miqësore. Ekipi i drejtuar nga Skënder Gega do masë forcat fillimisht me Istanbulspor, ndërsa më pas do përballet me Tuzlaspor dhe Ettifaq.

Njoftimi:

Gjatë fazës përgatitore që po zhvillon në Turqi, ekipi do të luajë edhe 3 ndeshje miqësore që janë planifikuar. Ekipi do të zbresë në fushë në datën 29 korrik, ku përballë do të ketë ekipin e sapongjitur në Superligën turke, Istanbulspor.

Pak ditë më vonë, skuadra do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ku përballë do të ketë Tuzlasporin ndërkohë që faza do të mbyllet me miqësoren e fundit ndaj Ettifaq FC, ekip i cili militon në Superligën e Arabisë Saudite.

29.07.2022 / ISTANBULSPOR AS – FK KUKËSI

04.08.2022 / FK KUKËSI – TUZLASPOR SK

09.08.2022 / FK KUKËSI – ETTIFAQ FC