Kukësi vijon përgatitjet për sezonin e ri. Verilindorët janë zhvendosur në Turqi, vend në të cilin do qëndrojnë 2 javë. Sipas asaj që shkruan klubi, ekipi do zhvillojë atje 3 ndeshje miqësore.

Trajneri Skënder Gega do shikojë gjëndjen e futbollistëve, teksa do synohet mbajtja sa më në formë e tyre për kampionatin.

“Ekipi ka udhëtuar mëngjesin e sotëm në drejtim të Turqisë, ku do të kryejë fazën përgatitore për dy javët në vazhdim.

Skuadra është grumbulluar në një nga hotelet e Bolu, teksa falë kushteve të përshtatshme klimatike, ekipi do të marrë ngarkesën maksimale para fillimit të kampionatit.

Në tokën turke, skuadra jonë do të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore, teksa pas dy javësh rikthehet në Tiranë për të përgatitur ndeshjen e parë të Superiores ndaj Tiranës e cila do të luhet në “Kukës Arena” – Shkruan klubi.