Rritja e numrit të rasteve të infektuar me Sars Cov2 mund të ketë shkak nën variantin BA5, i cili ka alarmuar Amerikën dhe shumë vende në Europë. Por Instituti i Shëndetit Publik tek ne nuk mund ta konfirmojë.

Nga ana tjetër rënia e imunitetit në popullatë mund të jetë një tjetër arsye për shkak se dozat e fundit kryesisht ato të dyta janë bërë para një viti ndërkohë që si imuniteti nga vaksina ashtu edhe ai natyral thonë ekspertët zgjat vetëm 6 muaj.
Rritja e numrit të infektuarve në Shqipëri vijon dhe sipas Prof Koraqit, piku kësaj vale të shtatë të pandemisë mund të jetë në vjeshtë.

Ndryshe nga viruset e tjera ku imuniteti që lënë zgjat 10 vjet, coronavirus duket se po ngjall shumë pikëpyetje ndër radhët e ekspertëve, pasi ka gjasë që të ketë valë edhe më të rënda klinikisht kur pritej që të zbuteshin.

BA 5 dhe BA4 janë nënvariante të Omicron i cili nuk shfaq sëmundshmëri të rënë por tek të pavaksinuarit mund të shkaktojë probleme të rënda deri dhe në humbje jete.