Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha nga Kuvendi sot partitë politike duhet t’i japin mbështetje të plotë Autoritetit të Dosjeve, për çështjet e sigurimit të shtetit dhe se të gjithë duhet të reflektojnë me seriozitet mbi këtë çështje.

“Çështja e një shkrese të ardhur nga Autoriteti i Dosjeve nuk është çështje procedure, meriton që sa më shpejt të ,mundemi të kemi një debat dhe bashkëveprim serioz.
Sot non-gratat dhe bashkëpunëtorët e sigurimit po sulmojnë të përndjekurit”, tha Balla.