Pas takimit me krerët e grupeve parlamentare ku informoi mbi dokumentin sekret të autoritetit të dosjeve, sipas të cilit politikani I.M rezulton të jetë bashkëpunëtor I sigurimit të shtetit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e konsideroi rastin tronditës.

Në një konferencë për mediat, Nikolla tha se është e gatshme të mbledhë parlamentin në seancë plenare në cdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë.

“Për rastin e një politikani, Autoriteti i Dosjeve kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Rasti është tronditës. Kam thirrur sot kryetarët e grupeve parlamentare, i kam informuar për letrën dhe për identitetin. Do e mbledh Kuvendin në cdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë.” U shpreh Nikolla.