Në marrëzinë e reagimeve të një dite që për familjen Berisha, është zi e sterë, portali i familjes Berisha është “shqetësuar” pse Rama “krenohet” vetëm me arrestimin e njerëzve të tij.

Me sa duket, janë duke pritur kur do iu vijë radha dhe atyre.

E kanë në subkoshiencë që do arrestohen dhe nuk arrijnë dot ta besojnë, që Rama ka “arrestuar vetëm njerëzit e tij”, a thua Rama është prokuror e polic, që urdhëron kush do të arrestohet e kush jo.

Të ishte për Ramën, me siguri që do të urdhëronte arrestimin e tjetërkujt, jo të “miqve” të tij.

Por s’kanë pse shqetësohen, ka kohë. Sidomos tani që duhet të plotësojmë ca standarte për të hyrë në BE.