Marina ruse duket se ka hedhur në erë aksidentalisht një nga anijet e saj në Detin e Zi, duke shënuar një prej gabimeve më të rënda të forcave ushtarake të Vladimir Putin.
Një mjet lundrues raportohet të ketë shpërthyer kur goditi një minë detare ruse pranë Mariupolit. Ekuipazhi thuhet se i ka mbijetuar incidentit, por reputacioni i komandantëve të marinës ruse nuk është aq i padëmtuar.
“Afër Mariupolit, një mjet detar i Flotës së Detit të Zi D-106 shpërtheu teksa hasi në një minë”, thuhet në një kanal në Telegram që ka lidhje me marinën ruse.
Ndërkohë në një llogari në Twitter janë tallur me këtë veprim të flotës ruse duke shkruar: “Në pritje të një konfirmimi të këtij gjesti të vullnetit të mirë vetëvrasës”.
Një tjetër përdorues e quajti këtë dështim një “operacion special nën ujë”.
“Më shumë shoqëri për Moskva-n!”, tha një i tretë, duke kujtuar luftëanijen gjigante ruse që u shkatërrua në det më 14 prill pas një bombardimi ukrainas.