Vllaznia do kërkojë të marrë më të mirën e mundshme nga Rumania, ku nesër luhet akti i dytë i turit të dytë të Conference League (1-1 ndeshja e parë). Para takimit ndaj Universitatea Craiova nuk ka folur vetëm trajneri i shkodranëve, Mirel Josa, por edhe kapiteni Erdenis Gurishta.

“Nesër e parashikoj ndeshje të vështirë. Sa i përket lojtarit të rrezikshëm, mund të them me pastërti se krahu i majtë i tyre është pika e fortë e kundërshtarit. Duke pasur parasysh dy lojtarët e krahut të majtë, janë lojtarë të Kombëtare, por gjithësesi ky fakt s’më tremb aspak. Unë do të jap maksimumin dhe kjo më motivon më shumë për të dhënë 100 përqind në fushën e lojës.

Oferta nga Rumania? Superliga rumune është më e fortë se ajo shqiptare. Dy vitet e fundit u afruan dy lojtarë si Batha dhe Hoxhallari. Jam lojtar nën kontratë. Kam edhe 1 vit kontratë. Të ardhmes s’i dihet.Bisedë me ekipin e Laçit? Jo s’kemi pasur ndonjë arsye të pyesim ata për ju. E kemi ndjekur ndeshjet e juaja të vitit të shkuar. Dhe me këtë domethënë nuk ka asnjë favorit. Craiova vitin e shkuar ishte favorit, por u eleminua nga një ekip shqiptar” – Tha ai.