Ditët në vijim do jenë shumë vendimtare për Armando Brojën, pasi presidenti i ri Todd Boehly dhe trajneri Tuchel do takohen për të biseduar planet për shqiptarin. Daily Mail shkruan se për 20-vjeçarin interesohen vazhdimisht West Ham, Watford dhe Neëcastle, por fillimisht do ketë një samit mes drejtuesve.
Gjithsesi situata për qëndrimin e brojës te Chelsea është pesimiste. Media të tjera në Angli shkruajnë se Tuchel nuk e ka në plan shqiptarin dhe jo më kot ka urdhëruar që të stërvitet veçmas. Shanset më të mëdhaja janë që sulmuesi të largohet nga Chelsea dhe të zgjedhë Ëest Ham, pasi dëshira është për të qëndruar në Londër, qytetin e lindjes. Çmimi për blerjen e Brojës është fiksuar në 30 mln euro.