Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gervalla Schwartz, tha se Greqia mund të jetë e para nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që do ta njohë Kosovën.

Ajo ka shtuar se nuk e përjashton mundësinë që vendimi për njohjen e Kosovës të merret së bashku me grupin e vendeve të tjera.

Gervalla nuk ka specifikuar datën apo kohën se kur mund të ndodhë kjo.

“Shpresoj që Greqia të jetë një nga vendet e para të BE-së që nuk na ka njohur, por nuk e përjashtoj mundësinë që Greqia të mos na njohë e vetme, por në të njëjtën kohë me disa vende të tjera. Por nuk mund të përcaktoj një datë”, tha Gervalla.

Ajo theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë janë të kënaqshme, madje më të mira se me disa vende që e kanë njohur Kosovën.

“Kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Greqinë. Ne flasim me Greqinë ndoshta më intensivisht sesa me vendet që na njohin. Greqia po kërkon një moment të mirë për të hedhur hapin e fundit. Për faktin se Kosova u tregua një partner serioz evropian.

Mendoj se me Greqinë nuk dua të them një datë apo të parashikoj se çfarë do të ndodhë. Por raportet janë shumë të mira dhe ne diskutojmë shumë tema”, tha ajo.