Kryeministrit Rama edhe në ditën e dytë të takimit me kryebashkiakët “ka sulmuar” sërish bashkinë e Vlorës.
Ai ka sjellë në vëmendje një sërë problematikash, me të cilat ndeshet kjo bashki sipas tij.
Rama: Bashkia e Vlorës është problem për pastërtinë kur kalon brenda qytetit, është problem për çështjen e ndotjes së plazhit nga ujërat e zeza. E thashë pak dje, në Durrës ne kemi vendosur të gjithë sistemin e rikanalizimeve. Çështja është që strukturat e mëdha të biznesit nuk kanë zbatuar standardin lidhur me derdhjen e ujërave të zeza. Kjo do të behët kusht i panegociueshëm me përfundimin e këtij sezoni dhe ne fillimin e vitit tjetër dhe të gjithëve do t’i bëhet shumë e qartë që nuk do hapin dot aktivitete ka kanalizimet e ujërave të zeza. Problemi tjetër që duhet adresuar është problemi i zhurmave. Tmerre të paimagjinueshme. Këtu duhet të ketë një angazhim dhe një propozim konkret nga ministria e Turizmit sepse kjo u bë një legjendë. Brenda kohës së lejuar ka ndotje të madhe akustike. Çështja tjetër ku nuk falënderoj dot bashkinë e Vlorës është e vrojtuesve të plazheve. Bashkia e Vlorës refuzon të nënshkruajë kontratat dhe pse merr paratë nga qeveria për këtë punë. Faktikisht merr përsipër një risk shumë të madh duke e bërë një gjë të tillë. Aeroporti i Vlorës po ecën më së miri, po ashtu dhe investimet e tjera.