“Maqedonia e Veriut duhet të bëjë një hap vendimtar përpara” është ky mesazhi që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dha përmes një postimi në twitter, menjëherë pas mbërritjes në Shkup, ku në parlament diskutohet sot propozimi francez, që nëse do të miratohet i hap rrugë integrimit të vendit në BE.
“Jam e lumtur që jam sot në Shkup. Maqedonia e Veriut është një partner real dhe i besueshëm. Populli i RMV-së ka treguar përkushtimin e tij ndaj vlerave evropiane. Ata meritojnë të shohin vendin e tyre duke përparuar drejt anëtarësimit. Tani i takon RMV-së të bëjë hapin vendimtar përpara”, shkruan von der Leyen.
Krahas fjalës në parlament, gjatë qëndrimit në Shkup, Von der Leyen do të takohet me presidentin Pendarovski, kryeministrin Kovaçevski dhe kryeparlamentarin Xhaferi.