Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim reagoi për mediat pak minuta nga nisja e protestës së organizuar nga Sali Berisha. Kim tha se është e drejta e qytetarëve që të protestojnë, por sipas saj, tubimi duhet të jetë paqësor dhe duhet zbatuar ligji.
“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, u shpreh Kim.
Tubimi i thirrur nga Sali Berisha bëri që Ambasada Amerikanë t’u kërkojë qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të rrinë larg zonës ku mbahet protesta, pasi ajo mund të jetë e dhunshme.
Këtë të enjte po zhvillohet protesta e paralajmëruar ditë më parë nga Berisha me moton “Shqipëria në rrezik”.
Kjo është protesta e parë kombëtare e thirrur nga Sali Berisha, i cili kërkon të largojë Edi Ramën nga pushteti.